Sport

Me 800 mijë vota, ky është goli më i bukur i Evropianit!

Gjatë Euro 2020 u shënuan shumë gola të bukur. UEFA hapi dje votimin për të përzgjedhur më të bukurin dhe me 800 mijë vota e fitoi ai i Patrick Schick.

Sulmuesi i Republikës Çeke realizoi kundër Skocisë në ndeshjen e parë në grupe mes këtyre skuadrave. Schick tentoi me një gjuajtjeje të kalibruar nga 50 metra, duke parë edhe daljen e portierit.