Celebrities Gossip Showbiz

Me gjak, djersë dhe lot mund të arrini gjithçka, këtë jua thotë Zlatan Ibrahimovic i cili sapo i ka bërë vetes dhuratën super luksoze!

Futbollisti i njohur Zlatan Ibrahimovic ka blerë një jaht të ri përrallor. Me pishinë të integruar, 5 suita, garazh jet ski dhe ambiente të brendshme luksoze të personalizuara, jahti është një perlë që vlen mbi 15 milionë euro. Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai tregon disa nga detajet marramendëse të blerjes së tij të re dhe i lë pa fjalë ndjekësit.

Zlatan Ibrahimovic nuk ka kursyer asgjë për jahtin e tij të ri Benetti, i cili është i pajisur me çdo komoditet. Ai mund të mbajë deri në dhjetë persona në pesë suitat e tij, duke përfshirë një suitë në kuvertën kryesore, dy “VIP” dhe dy kabina dyshe të vendosura në kuvertën e poshtme, padyshim të gjitha me banjo private.

Përveç kësaj ka shtatë kabina të tjera, të destinuara për anëtarët e ekuipazhit. Jahti është i pajisur edhe me një pishinë me xham, e rrethuar nga një zonë me divane të rehatshme ku mund të pushoni në det të hapur, por është e pajisur edhe me një palestër plotësisht të kompletuar, ku sulmuesi i AC Milan mund të mbahet në formë edhe gjatë pushimeve. Ekziston edhe një garazh për ski jet, një tender për lidhje me kontinentin dhe Seabob. E gjitha është 34 metra e gjatë dhe në pesë nivele lartësie.

Në Instagram, Zlatan Ibrahimovic ndau një video befasuese që tregon mrekullitë e jahtit të tij ultra luksoz, i gjithi Made in Italy. Por pikërisht me një tjetër postim ka tërhequr vëmendjen, duke dërguar një mesazh shumë të qartë. Fillimisht shohim imazhin e tij si fëmijë në një varkë në lumë dhe menjëherë më pas, futbollisti portretizohet në varkën e tij të re. “Blood, Sweat & Tears” është shkruar si mbishkrim, si për të thënë se gjithçka është e mundur për të, nëse bëni përpjekje.