Moderatorja e njohur shqiptare, Roza Lati, ka ndarë së fundmi një seri fotografish të nxehta nga pushimet e saj verore, ku shihet duke shijuar diellin dhe detin blu kristal nga një jaht luksoz.
Roza ka zgjedhur një bikini ngjyrë bronzi me shkëlqim, e cila thekson format e saj trupore dhe i jep një pamje glamuroze.
Në disa imazhe, ajo shfaqet duke buzëqeshur natyrshëm në kuvertën e jahtit, ndërsa në të tjera pozon më provokuese pranë shkëmbinjve bregdetarë.
Dukja e saj u kompletuar me flokë të lagur biondë, një orë elegante dhe aksesorë minimalë, që i japin finesë pamjes verore. Postimet e Rozës janë pritur me komente të shumta nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për energjinë, guximin dhe stilin unik.
Roza Lati vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj, duke mbetur një nga figurat më të komentuar të showbiz-it shqiptar.