Botë e Çuditshme Lifestyle

Me justifikimin se është traditë familjare 24-vjeçarja tregon se ka pirë placentën pas lindjes së vajzës!

Një 24-vjeçare nga Los Angelos pretendon se ka pirë placentën pasi lindi vajzën e saj Stella. Desiree Van Nice ka shpërndare në Tik Tok një video ku tregon hap pas hapi se si përgatiti pijen e saj të, duke shokuar përdoruesit në rrjetet sociale. Të neveritur nga ky akt, përdoruesit shkruajnë se e kanë të vështirë të besojnë se 24-vjeçarja ka bërë smoothie placentën e saj për ta konsumuar.

Desiree vendosi të pinte placentën, një organ që zhvillohet në mitër gjatë shtatzënisë dhe siguron oksigjen dhe lëndë ushqyese për fetusin në zhvillim, sepse sipas saj kjo është traditë e familjes. Anëtarët e familjes së saj kanë bërë të njëjtën gjë në të kaluarën. Pavarësisht teksturës të cilën ajo pranoi se e bënte të vështirë gëlltitjen, Desiree këmbënguli se konsumi i placentës i la ndjesi të mrekullueshme.

Ajo përziu placentën e saj në një blender me mango, boronica, pjeshkë, ananas dhe qumësht kokosi. E reja regjistroi të gjithë procesin në kamera dhe shpërndau videon në TikTok, e cila u bë virale menjëherë. Videoja ngjalli shumë reagime, me disa që e quajtën atë “kanibale”, ndërsa të tjerë e akuzuan se e piu placentën vetëm për të tërhequr vëmendjen në internet.