Celebrities Gossip Showbiz

Më të dashuruar se kurrë më parë, Bella Hadid dhe Marc Kalman shihen në rrugët e Romës së bashku…

Bella Hadid është një nga modelet më të bukura dhe të dashura të brezit të saj. Ylli i modës befason fansat çdo herë me look-un e saj, dhe detajet mbresëlënëse që i shton veshjes që gjithnjë janë për t’u duartrokitur.

Bella dukej shumë me klas edhe këtë herë, teksa ishte në Romë së bashku me Marc Kalman të shtunën teksa Bella shijonte akullore. Modelja 25-vjeçare tregoi edhe këtë herë njohuritë e saj në fushën e modës dhe stilit, me një pallto me detaje leopardi dhe xhinse të gjera, teksa ishte në qytetin e bukur italian krah për krah me të dashurin e saj 33-vjeçar.

Kujtojmë, se kjo vjen pasi këtë javë u njoftua se ajo do të ketë një rol në sezonin e tretë të “Ramy” në Hulu. Bella e kompletoi look-un e saj me aksesorë perfektë dhe një çantë.

Ndërkohë, Marc dukej po aq me stil duke kombinuar të bardhën, me pantallona të gjera të errëta dhe një kapele të zezë, teksa mbante edhe një palë syze dielli.

Kujtojmë, se Bella foli për marrëdhënien e saj me Marc gjatë një interviste. Ajo foli për lidhjen e veçantë që ka me të dashurin e saj. Ajo pranoi se suksesi i lidhjes është për shkak se dyshja e ka ruajtur me shumë dashuri privatësinë.