Music

“Meant To Be” nga Bebe Rexha zyrtarisht kënga më e dëgjuar e muzikës country!

Kënga “Meant To Be” e këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka arritur të pozicionohet në vendin e parë si kënga më e dëgjuar e muzikës country në të gjitha kohërat në Mbretërinë e Bashkuar. Kënga e realizuar në bashkëpunim me duon Florida Georgia Line, u publikua për herë të parë në vitin 2017. Ky ishte hapi i parë i Bebes drejt influencave të muzikës country dhe në atë kohë u bë kënga më e suksesshme e saj në Mbretërinë e Bashkuar, duke hyrë në Top 100 e këngëve zyrtare në shkurt 2018 dhe duke arritur në pozicionin e 11-të në mars.

Ishte kjo këngë që i dha artistes shqiptare nominime në ngjarje të rëndësishme të muzikës si Grammy Awars, MTV Video Music Awards, American Music Awards, MTV Europe Music Awards e të tjera. Së fundmi kjo këngë i ka sjell një tjetër sukses Bebes pasi “Meant To Be” është zyrtarisht kënga e pestë më e shitur në Shtetet e Bashkuara, nga një artiste femër. Në Shtetet e Bashkuara, ajo u ngjit deri në vendin e dytë në Billboard Hot 100. “Meant To Be” prin listën e këngëve më të transmetuara të muzikës country në Mbretërinë e Bashkuar me një total prej 175 milionë transmetimesh.