Bota

Mediat e huaja aludojnë se Kim Jong-un vuan nga probleme shëndetësore!

Mediat e huaja aludojnë se Kim Jong-un mund të jetë duke vuajtur nga një problem shëndetësor, duke ju referuar për këtë humbjes në peshë që lideri i Koresë së Veriut, ka pësuar kohët e fundit.

Kim është shfaqur për herë të fundit në publik të shtunën, ku drejtoi dhe mbledhjen e byrosë politike. Ajo që u vu re nga mediat, ishte humbja drastike që Kim Jong-un kishte pësuar.

Të martën, një faqe në internet me bazë në Seul publikoi imazhe të zgjeruara duke sugjeruar që Kim, i cili besohet të jetë 37 vjeç, kishte shtrënguar rripin në orën e tij të preferuar, e cila thuhet se vlen 12,000 dollarë. Fotot duket se tregojnë se kyçi i dorës së tij të majtë është dukshëm më i hollë sesa në imazhet e ngjashme të bëra në nëntor 2020 dhe mars të këtij viti.

Kim është një duhanpirës i rregullt, ndërsa babai i tij, Kim Jong-il, vdiq nga një sulm në zemër dhjetorin e 2011. Burime nga Korea e Veriut thonë se Kim, vitin e kaluar peshonte 140 kilogramë, ndërsa çdo vit, pasha e tij rritej me nga 6 ose 7 kilogramë.

Por kjo rënie në peshë, mund të jetë një tregues i asaj që mediat prej kohësh po aludojnë: Kreu i Koresë së Veriut, vuan nga ndonjë problem shëndetësor.