Showbiz

Megi Pojani: Vajzat që shiten vetëm me foto në Instagram janë të mërzitshme, nuk kanë asgjë!

Në emisionin “Dilema Sociale” u diskutua tema e virtualitetit. Për t’ju përgjigjur më mirë kësaj kauze ishin të ftuara në Top Albania Radio persona të njohur që nga Dalina Buzi, Holta Shupo, Edi Manushi dhe në fund Megi Pojani.

Tani është bërë stil jetese leximi i lajmeve online, postimet në Instagram rreth përditshmërisë dhe reklamimi i gjithçkaje deri edhe i emisioneve televizive. Në studio ishte vajza që ka bërë bujë që me daljen e saj të parë në serialin online dhe shumica prej fansave e krahasojnë me Kim Kardashian. Ajo e ka ëndërruar gjithmonë botën e televizionit dhe tashmë është pjesë e emisionit “Maskat” në Top Channel.

Në një intervistë me Eno Popin, Megi zbulon sekretin e saj të karrierës online dhe çfarë duan njerëzit të shohin apo të dëgjojnë.

Kur nisa rrugëtimin tim, kam dashur të vazhdoj me një “background” të kem çfarë t’ju jap njerëzve, jo vetëm fakti e të qenurit e bukur. Nëse ecën me idenë për të kopjuar të tjerat nuk do të kesh  asnjëherë famë afatgjatë. Sot nuk mund të shitet lakuriqësia, fotot tëheqëse seksi, por vetëm të qenurit e vërtetë. Unë dua të jem në habitatin tim pa skenar dhe sa më reale” – thotë Megi.

Gjithashtu Megi shton: “Shumë vajza tentojnë të bëjnë famë vetëm prej fotove dhe janë shumë të mërzitshme sepse nuk kanë asgjë tjetër për të dhënë nga vetja, përveçse ekspozimit.”

Në fund Megi e mbyll duke përmendur se nuk i pëlqejnë asnjëherë njerëzit që thonë atë që duan të tjerët të dëgjojnë, apo bëjnë atë që duan të shikojnë!