Moderatorja dhe autorja e “Për’puthen”, Megi Pojani, ishte ditën e sotme e ftuar në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, për të komentuar rrugëtimin e Keijsit, Stelinës dhe Inës në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.
Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja e emisionit e ngacmoi atë edhe në lidhje me jetën e saj private. Sinan Hoxha tha pak ditë më parë se Megi do të martohet më 12 gusht, po ajo e hodhi poshtë këtë gjë. Megi u shpreh se nuk do të martohet këtë verë, pasi i do gjërat nën kontroll.
Ndërkohë duke folur për motrën e saj, Ina, e cila së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, Megi tha diçka që nuk duhej ta thoshte.
Pjesë nga intervista:
Sidorela: Nuse jo, por për të qenë teze është totalisht gati
Megi: Po, dy, iiii, teze po, motra ime do bëjë një vajzë
Sidorela: Do bëjë një apo dy
Megi: Jo nuk janë binjakë, motra ime do bëjë vajzë
Sidorela: Sa probleme i hape vetes
Megi: Shumë probleme i hapa vetes dhe nuk dua të flas më. Ina do bëhet me fëmijë dhe do ketë një vajzë. Jam shumë e lumtur dhe me zor po pres. Kam blerë vaskën e bebit, në shtëpinë time kam bërë gjërat gati.
Sidorela: Dy?
Megi: Një vajzë, mendonim në fillim se do ishin binjakë po nuk janë, kjo ishte arsyeja e ngatërresës.