Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Ndodh në Për’puthen! Megi Pojani dhe Aluona Musta puthen në buzë

Në programin e dashurisë “Për’puthen” ndodhi një puthje e papritur që shumë shpejt u bë një nga momentet më të komentuara dhe virale, moderatorja Megi Pojani dhe opinionistja Aulona Musta u puthën në buzë. Kjo puthje që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale ngjalli reagime të shumta nga ndjekësit e emisionit.

Gjatë bisedës, Megi u shpreh hapur për pëlqimin e saj ndaj energjisë së Aulonës, duke thënë se rrallë i ndodh të lidhet emocionalisht me njerëzit, por Aulona për të është “ngjitëse” dhe e veçantë. Ky koment për Aulonën ishte aq i bukur sa e ndjeu të çohej në këmbë për ta përqafuar dhe më pas ta puthte papritur në buzë, gjë e cila surprizoi konkurrentët në studio dhe publikun.

“Unë e kam të vështirë të pëlqej njerëzit, por jo me Aulonën. Aulona është ngjitëse, do të doja…”, tha Megi Pojani, teksa më pas shkëmbeu një puthje në buzë me gazetaren.

Ky sezon ka sjellë shpesh situata të pazakonta, por ky moment i dyshes Pojani–Musta rrëmbeu shumë vëmendjen e publikut. Për të parë videon kliko këtu.