Celebrities Gossip Showbiz

“Mesa duket nuk ka qenë mjaftueshëm…”, Olta Gixhari flet për pjesëmarrjen në “BBV2”!

Olta Gixhari ishte padiskutim një ndër personazhet më të komentuar të “BBV2”, e konsideruar si “rivalja” e vetme e Luiz Ejllit, që në fund u shpall fitues. Pas filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, prej disa muajsh Olta Gixhari është pjesë e jurisë së ‘Dancing With the Stars”.

Edhe pse e angazhuar në projekte të tjera ende pyetjet lidhur me “BBV2” nuk mund të mungojnë për të. Ditën e djeshme në një ‘Ask; të postuar në Instastory një prej ndjekësve e pyet se përse për një farë kohe gjysma e Shqipërisë e urrente. Gixhari ka vendosur t’i përgjigjet kësaj pyetje duke u shprehur se ndihet shumë e gëzuar që shumica e mesazheve që ajo merr janë si këto.

90% e mesazheve tuaja i kam kështu. Kjo më gëzon shumë. Se di, unë kështu kam qenë edhe brenda por mesa duket nuk ka qenë mjaftueshëm. Faleminderit për të gjithë mesazhet e bukura

Moderatorja Kiara Tito gjatë “Dancing With The Stars Fan Club”, ka falenderuar në emër të saj dhe të Luizit të gjithë njerëzit që e kanë uruar për pritjen e ëmbël. Mes shumë urimeve nga personazhet publikë janë vënë re edhe personazhet të cilët nuk kishin marrëdhënie të mirë me çiftin. Nga ana e Olta Gixharit nuk u pa asnjë urim dhe të gjithë janë shumë kuriozë të dinë nëse ka pasur një urim në privat. Së fundmi në një ‘Ask’ Olta është pyetur për këtë dhe jo vetëm që ka pasur një urim nga ana e saj, por ka treguar edhe mesazhin që i ka dërguar në privat Kiarës.