Celebrities Gossip Showbiz

Mesa duket Vlashenti e paska një ankesë prej vitesh për Dojnën!

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata u bënë prindër të një djali pak javë më parë. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Por, një nga Instastory-t më të fundit duket se nuk ka të bëjë me Nolan, por një ‘ankesë’ që prezantuesja na zbuloi se partneri i saj e paska prej vitesh. Teksa ka ripostuar një mesazh që i ka ardhur në Instagram nga Vlashenti i cili i thotë: “Bëji masazh burrit”, bukuroshja i është përgjigjur duke i thënë: “Ka 4 vjet që ankohet.”

Epo dhe ti o Dojna ‘zbute pak zemrën’…

Rikujtojmë se para disa ditësh, Dojna na ka treguar një tjetër detaj lidhur me vogëlushin e saj, i cili nuk ka vetëm një emër por dy. Me një foto të postuar në Instastory, moderatorja ka treguar se emri i plotë i djalit të saj është Nolan Sol Sata.