Celebrities Gossip Showbiz

Miqësia e ngushtë nuk pranon ndërhyrje, Dhurata Dora nuk i ka punët mirë me Sara Hoxhën pasi i dha këtë lajm!

Besojmë se të gjithë jeni në dijeni për një nga miqësitë më të ngushta të showbiz-it, atë të Sara Hoxhës dhe Dhurata Dorës. Dy bukuroshet nuk i kursejnë aspak postimet dhe dedikimet në rrjete sociale për një-tjetrën që na vërtetojnë çdo ditë e më shumë afrimitetin që dyshja ka ashtu si kanë bërë dhe së fundmi, teksa duket se këngëtarja ‘i ka punët pisk’. Kjo pasi ka ndarë një video të Sarës, e cila shfaqet shumë e nevrikosur pasi Dhurata i ka thënë se ka zënë disa shoqe të reja.

Epo, në miqësi nuk pranon ndërhyrje!

Ka dëgjuar se kam bërë shoqe të reja

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS së bashku me balerinët profesionistë do të dhurojnë show çdo të premte dhe mund ta themi tashmë që premiera e DWTS nuk zhgënjeu.

Këtë sezon Sara është një nga konkurrentet e spektaklit dhe siç tanimë të gjithë na e kanë treguar se po punojnë shumë në prova që të kenë rezultate sa më të mira të premteve.