Duke kërkuar për të parandaluar që përdoruesit e YouTube të mashtrohen për të besuar se përmbajtja e krijuar nga AI është reale, Google dhe YouTube po zhvillojnë mjete që do t’i lejojnë krijuesit e përmbajtjes të alarmohen shpejt kur fytyrat dhe zërat e tyre përdoren nga AI.
Amjad Hanif, zëvendëspresident i produkteve në YouTube, sapo ka informuar për mjetet e reja që aplikacioni do të përdorë për të mbrojtur krijuesit e tij. Teknologjia brenda YouTube do t’i lejojë partnerët e transmetuesit të zbulojnë dhe menaxhojnë përmbajtjen e AI që simulon zërat e tyre.
Bëhet e ditur se kjo veçori mund të përdoret në fillim të vitit të ardhshëm. Së bashku me përditësimet e fundit të privatësisë, kjo do të krijojë një grup të fuqishëm mjetesh për të menaxhuar mënyrën se si AI përdoret për të përshkruar njerëzit në YouTube.
Hanif vëren se përmbajtja e ngarkuar në YouTube përdoret për të përmirësuar përvojën e produktit për krijuesit dhe shikuesit në YouTube dhe Google, duke përfshirë përmes mësimit të makinerive dhe aplikacioneve të AI. YouTube do të ndalojë gjithashtu rekomandimin e videove për adoleshentët që idealizojnë nivele specifike fitnesi, peshë trupore ose veçori fizike, pasi ekspertët paralajmëruan se një përmbajtje e tillë mund të jetë e dëmshme nëse shikohet në mënyrë të përsëritur.
Bëhet e ditur se platforma do të lejojë që videot me përmbajtje të tilla të shikohen nga persona 13 deri në 17 vjeç, por algoritmi nuk do t’i shtyjë ata në përmbajtje tjera të ngjashme. Aplikacioni tha se një përmbajtje e tillë nuk i shkel udhëzimet e saj, por shikimi i përsëritur i këtyre videove mund të ndikojë në mirëqenien e disa përdoruesve