Celebrities Showbiz

Modelja ngre akuza kundrejt Drake, arsyeja është për të mos u humbur…

Një modele në Instagram po akuzon Drake se është bërë paksa shumë ‘pikant’ gjatë një takimi romantik të fundit, i cili dyshohet se ka ndodhur në hotelin e reperit disa javë më parë. Modelja pretendon se djali i vetëshpallur “Certified Lover Boy”, emri i vërtet i të cilit është Aubrey Drake Graham, shtoi një pako me salcë të nxehtë në një prezervativ të përdorur për të eleminuar spermën e tij pasi ata të dy kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Pasi Drake hodhi prezervativin, ajo e nxori atë nga koshi dhe tentoi t’a ripërdorte në mënyrë që të mbetej shtatzënë, duke mos kuptuar se çfarë përmbante. Gruaja i zbuloi akuzat në blogun “Too Much Hot Tea” duke thënë se pasi ajo bërtiti për shkak të ndjesisë së djegies, Drake vrapoi për në banjë dhe dyshohet se pranoi se kishte derdhur salcë pikante në prezervativ.

Edhe pse është një mënyrë e pazakontë për të parandaluar shtatzëninë, artisti kanadez është ankuar më parë se duhet të bëjë më shumë për të siguruar që gratë të mos ‘mbledhin’ spermën e tij. Drake hyri në Instagram dhe me sa duket i adresoi thashethemet teksa postoi dy foto të tijat, duke shkruar:

Mund të kesh 15 minutat e tua të famës… Unë do t’i marr 23 orë e 45 minuta të tjera.

Miqtë dhe ndjekësit e tij nxituan të bënin shaka për situatën, me njërin që shkruante thjesht ‘salcë’ dhe tjetri shtoi, ‘Cholula Papi’ duke iu referuar një marke salce pikante. Është e kuptueshme pse Drake mund të jetë disi i kujdesshëm pasi lindja e djalit të tij Adonis, 4 vjeç, e zuri atë në befasi.

Reperi ndan djalin e tij me piktoren franceze dhe ish-yllin e filmave p të rritur, Sophie Brussaux, 32 vjeçe. Në këngën e tij “14 Mars”, nga albumi “Scorpion 2018”, ai konfirmoi se djali i tij ishte ngjizur pas vetëm një takimi. Drake thoshte në një frazë të këngës:

Ajo nuk është e dashura ime si Billie Jean, por fëmija është i imi / Sandi më thoshte gjithçka që duhet një herë dhe gjithçka që u desh ishte një herë.