Celebrities Film & Tv Showbiz

Moderatorja italiane, Alessia Marcuzzi i jep fund karrierës së saj pas 25 vitesh…

Moderatorja e njohur italiane, Alessia Marcuzzi i ka dhënë fund eksperiencës së saj në “Mediaset”. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Instagram” ditën e sotme.

Ajo është rrëfyer hapur me të gjithë ndjekësit e saj duke thënë se ky vendim ishte i dhimbshëm, por i nevojshëm pasi kushtet e saj me ato të kompanisë nuk ishin të njëjtat.

Përshëndetje të gjithëve. Dua të jem unë ajo që e tregon të vërtetën, para se ta lexoni nëpër media. Pas 25 vitesh në “Mediaset” vendosa të marr pak kohë sepse nuk mund ta imagjinoj më veten duke dhënë programet që më kanë propozuar. Nuk do e fsheh këtë fakt nga ju, por ua kam komunikuar drejtuesve vendimin tim, me mirënjohjen dhe falenderimin për besimin që më dhanë. Karriera ime nisi këtu me (Colpo di Fulmine, Fuego, Festivalbar, Mai Dire Gol, Le Iene, Grande Fratello, L’Isola dei Famosi, Temptation Island), ndaj dua t’i falenderoj për mundësinë që më dhanë të rritem profesionalisht. Besoj se pandemia bashkë me të këqijat që solli na dha mundësinë të shohim brenda vetes dhe të kuptojmë kush jemi dhe çfarë duam të bëhemi. Unë po e bëj këtë gjë dhe shpresoj që të mos ju zhgënjej me këtë që jam.