Big Brother Radio Celebrities Magazine Showbiz

Monika Lubonja tregon sesi ndikon fenomeni i “Big Brother Albania VIP” në Amerikë!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Të ftuar në emisionin e sotëm në “Big Brother Radio” kanë qenë Ols Abazi dhe Monika Lubonja për të diskutuar më shumë rreth ngjarjeve të fundit të ndodhura brenda shtëpisë së BBV.

Monika së fundmi ka kryer një udhëtim të gjatë në Amerikë dhe nga kjo eksperiencë na tregoi pak më shumë sesi fenomeni i Big Brother kalonte kufinjtë e Shqipërisë dhe vinte në ekranin e tyre atje.

Kur kam qenë dhe më thonin se të ndjekim nga Amerika nuk e besoja shumë. Ama kur ka ardhur puna që e kam ndjerë dhe e kam prekur vetë ishin që të gjithë familjet, sidomos të shtunën që ishte pushim aty dhe bëhej nami i madh, ata mblidheshin 7-8 familje. Unë thoja që kam ardhur të dal e të shëtis, jo ta shikoj. Me të vërtetë ishte ashtu. Nuk diskutohej as të dilje, as të haje drekë. Kokoshkat i mësova atje. Mora 5 kile, sepse këtë të bën Big Brother.

Më tej, ajo shtoi:

Ndodhte kjo që DigitAlb ka një ripërsëritje dhe ata e ndiqnin kur vinin pas pune. Ndërsa e shtuna ishte ditë pushimi për të cilën ata e ndiqnin në drekë. Por kishte edhe diçka tjetër. Gjatë kohës që ne dilnim për të shëtitur, telefoni dhe aplikacioni vetëm.