Celebrities Gossip Showbiz

Mos e besoni po deshët, por Zaimina Vasjari e ka ‘Shakira-n’ e saj në shtëpi!

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të vitit 2022. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram. Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të çdo prindi.

E teksa së fundmi së bashku me familjen, këngëtarja është me pushime, ajo nuk ngurron të ndajë me ne plot momente të bukura. Ashtu siç ishte dhe më i fundit ku vogëlushja e saj Khloe shfaqet duke kërcyer e imituar Shakira-n e mund të themi me plot gojë se ka shpirtin e artistes si e ëma.

E ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Zaimina foli për jetën e saj profesionale, personale dhe sigurisht për mëmësinë. Këngëtarja tha se nuk ndihet mirë kur njerëzit i japin më tepër vëmendje djalit sesa vajzës, pasi ajo dëshiron që fëmijët e saj të kenë vëmendje po njëlloj.