Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Zaimina surprizohet nga njerëzit e saj më të dashur!

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të këtij viti. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në Instastory në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një fotografie ku shihen tullumbace blu dhe një arushë, shkruhej “Mirë se erdhe Kamar”, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin me të cilin ata kanë pagëzuar të birin. Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të cdo prindi.

Ditën e sotme Zaimina është surprizuar nga njerëzit më të dashur të saj, të cilët e kanë lumturuar atë pa masë. Bukuroshja ka postuar në ‘Instastory’ një foto të disa buqetave me lule, që kanë arritur për të nga familja dhe shoqëria e saj dhe këngëtarja është shprehur se ndihet e bekuar me ta.

E bekuar me familjen dhe shoqërinë time

Këngëtarja është akuzuar se ka kaluar kufirin e Morinës së bashku me fëmijët e saj pa prokurën e të atit të fëmijëve. Zaimina e ka mohuar një gjë të tillë dhe është shprehur se as nuk ka qenë në dijeni të lajmeve që kanë qarkulluar, pasi ka qenë duke u kushtuar gjithë kohën kujdesit ndaj fëmijëve të saj.

Më vonë, bukuroshja ka postuar në Instastory foto të pashaportës së saj duke treguar vendin dhe datën e daljes së saj nga Shqipëria, gjë që nuk përshtatej me përgjimet e SPAK dhe çfarë u përfol në media.