Celebrities Gossip Showbiz

Zaimina Vasjari bëhet nënë për herë të dytë!

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në Instastory në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një fotografie ku shihen tullumbace blu dhe një arushë, shkruhej “Mirë se erdhe Kamar”, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin me të cilin ata kanë pagëzuar të birin.

Emri Kamar vjen nga fjala “qamar” që në arabisht do të thotë “hënë”. Rikujtojmë që pas vajzës të quajtur Khloe, ky është fëmija i dytë për Zaiminën, ndërkohë për bashkëshortin e saj është fëmija i katërt, pasi ai është baba edhe i dy vajzave nga martesa e parë. E shkëputur prej kohësh nga muzika Zaimina është fokusuar te familja dhe biznesi i saj i veshjeve.

Sjellim në vëmendje se rreth 2 viteve më parë këngëtarja teksa iu rikthye ekranit pohoi se kjo gjë e bëri të ndjehet mjaft mirë pasi karantina për të ishte mjaft e vështirë. Ajo u shpreh për mikrofonin e TAR në emisionin “Live from Tirana” se:

Gjatë izolimit përjetova për herë të parë ankth. Nuk isha ndjerë asnjëherë kështu në jetën time dhe isha shumë e frikësuar, jo për shkak se ishim të mbyllur në shtëpi por për shëndetin e vajzës.