Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Luiz Ejllin së shpejti do e shohim në një film?

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme Luiz Ejlli ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” dhe u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve dhe thashethemeve dhe ka treguar projektet e reja të tij. Gjithashtu Luizi ka treguar se përveç koncerteve të shumta, datat e të cilave janë të zënë për këtë vit, ka pranuar se do të jetë edhe pjesë e një filmi.

Përveç koncerteve janë edhe projekte të tjera, film që do bëhem etj, bashkepunime …

Tashmë Luiz Ejlli është mjaft i angaxhuar me koncerte jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. E së fundmi Luizi ka zhvilluar një koncert në Gjakovë, ku gjatë performancës së tij disa pjesëtarë nga audienca brohorisnin emrin “Olta”. Pasi i ka dëgjuar Luizi ka bërë një reagim shumë interesant.