Celebrities Music

“Mund të kisha humbur zërin përgjithmonë…”/ Lionel Richie tregon historinë dhe sfidat e jetës së tij!

Lionel Richie është zakonisht djali i cili gjithmonë është i qeshur dhe shfaqet i lumtur kudo. Padiskutim që të gjithë atë e njohin si një person legjendar dhe si një person mjaft të suksesshëm. Në një intervistë ekskluzive për revistën “PEOPLE” ai është shprehur se:

Unë do të përcjell pikërisht atë që babai im më tha: Aftësia plus qëndrimi përcaktojnë lartësinë. Nëse ju ndodh që t’i keni të dyja, qielli është kufiri, por nëse jeni të bekuar vetëm me një, mbani qëndrimin e duhur sepse njerëzit do të duan t’ju kenë pranë.

Thënë kështu, anëtari i jurisë 72-vjeçar i “American Idol”, thotë se e ka parë edhe pjesën e tij të ditëve të errëta kur jo çdo gjë shkonte ashtu siç duhej. Ndërsa po luftonte me një sëmundje misterioze që prekte fytin e tij gjatë kulmit të karrierës së tij solo, Richie kujton se ndihej i mbingarkuar. Në lidhje me atë periudhë të vështirë ai u shpreh se:

Pothuajse aq afër sa do të kishit arritur edhe në një krizë nervore.

Në fillim të viteve ’90, Richie iu nënshtrua katër operacioneve të veçanta për të trajtuar një sëmundje të panjohur që prekte fytin e tij.

Kurrë nuk e kisha menduar se do të përfundonte apo sesi do të shkonte gjtihçka.Mund të kisha humbur zërin përgjithmonë.

Pas kësaj, Richie i cili ishte gjithashtu në në mes të një divorci të vështirë nga gruaja e tij e parë Brenda Harvey dhe kujdesit për babain e tij të sëmurë u diagnostikua me refluks acidi të shkaktuar nga dieta.

Ai vazhdoi të shërohej dhe nuk ka vuajtur që atëherë, por Richie ende kujton një takim të rastësishëm me një fans gjatë asaj kohe të vështirë që e ndihmoi ta kalonte atë.

Një ditë, ndërsa ishte në plazh në Xhamajka, ai tregoi se një burrë i moshuar me ngjyrë e tërhoqi mënjanë dhe i tha: “Duhet të mbijetosh sepse je feneri ynë i shpresës. Nëse e arrini, ne e dimë se mund t’ia dalim. Nëse e arrini, ne e dimë se mund ta arrijmë.