The Weeknd ka shpërthyer mbi periudhën e tij të vështirë emocionale që ka kaluar para lançimit të albumit të tij të ri, duke rrëfyer se humbja e zërit gjatë një koncerti në Los Angeles në shtator 2022 ishte një pikë kthese për të.
Ai e ka përshkruar këtë si një “kolaps të brendshëm”, që e bëri të dyshonte në vetvete dhe ta bënte të mendonte të heqë dorë nga emri i tij i skenës, “The Weeknd”, dhe të kthehej në identitetin e tij të vërtetë, Abel Makkonen Tesfaye.
Në një intervistë për ‘Variety’, ai theksoi se kjo përvojë e detyroi të reflektonte mbi jetën e tij dhe mënyrën si e kishte ndërtuar karrierën, duke kuptuar më shumë vlerën e mirënjohjes dhe të adaptohesh me ndryshimet që sjell jeta. Albumi i tij i ri, “Hurry Up Tomorrow”, pasqyron këtë proces të vetë-reflektimit dhe është përmbyllja e trilogjisë së tij, pas “After Hours” (2020) dhe “Dawn FM” (2022), me një histori që ka elemente autobiografike.
Përveç muzikës, The Weeknd po punon gjithashtu në një film thriller që ai vetë ka bashkëshkruar, dhe që do të publikohet në maj. Ky film i dedikohet përvojave të tij me famën dhe jetës pas koncerteve të mëdha, përfshirë atë në SoFi.
Në lidhje me të ardhmen e tij, këngëtari ka pranuar se është në një moment reflektimi të thellë dhe po mendon të heqë dorë nga emri “The Weeknd”.
Ai ka pohuar se ndoshta është koha të largohet në kulmin e suksesit dhe të nisë një fazë të re të jetës, pa u shqetësuar për atë që mendojnë të tjerët për albumin e tij të ri. Sipas tij, arti është një shprehje personale dhe ai krijon për veten e tij, jo për të kënaqur opinionet e jashtme.