Celebrities Gossip Showbiz

‘Ndizet’ atmosfera/ Kërcim sensual mes Heidit dhe Romeos!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Banorët kanë kërcyer me njëri-tjetrin nën shoqërinë e muzikës që “Vëllai i Madh” kishte zgjedhur për ta. Ndërkohë që kanë qenë në “living”, dy banorët që tërhoqën vëmendjen me kërcimin e tyre ka qenë, Heidi dhe Romeo, të cilët kanë shijuar një kërcim tepër sensual, ku nuk munguan puthjet dhe përqafimet. Pavarësisht se herë pas herë dyshja kanë mendime të ndryshme për situata të caktuara, mesa duket më në fund, Heidi dhe Romeo kanë gjetur mënyrën se si ta kuptojnë njëri-tjetrin, duke krijuar një ndjenjë majft të vecantë mes tyre.