Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Tech

Në emër të prindërve Holanda padit “TikTok”…

Fondacioni për kërkimin e tregut me bazë në Amsterdam të Holandës paditi platformën popullore të mediave sociale me video të shkurtra “TikTok” për “neglizhencë lidhur me ofrimin e sigurisë dhe privatësisë së fëmijëve”. Fondacioni i Kërkimit të Informacionit të Tregut (SOMI) përmes një deklarate bëri të ditur se ka paraqitur një kërkesë prej 1,4 miliardë eurosh si dëmshpërblim, e cila u bë në emër të 64 000 prindërve.

Fondacioni pretendon se “TikTok” nuk merr në mënyrën e duhur lejen për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve fëmijë duke shtuar se platforma e mediave sociale po bën shumë pak për të mbrojtur fëmijët. “TikTok” tani po përballet me një kërkesë për dëmshpërblim në një gjykatë të Amsterdamit për pretendimin e shkeljes së ligjeve të ndryshme të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave.

Duke folur për mediat lokale në Holandë, një zyrtar nga platforma e mediave sociale, tha se siguria e të dhënave personale është ndër prioritetet e saj.

“TikTok” u siguron prindërve qasje në llogaritë e fëmijëve të tyre në mënyrë që ata të mund të kontrollojnë llogaritë e fëmijëve të tyre nën moshën 16-vjeç.

Rikujtojmë, se “TikTok” lejon vetëm fëmijët mbi moshën 13-vjeç të bëhen anëtarë të platformës me pëlqimin e prindërve të tyre. Prej pak javësh tashmë, platforma e njohur “TikTok” arriti të bëjë virale një ushtrim për shkrirjen e dhjamit në bark dhe tonifikimin e saj përmes një kërcimi shumë të çuditshëm.

“TikTok” ndërkaq është një ndër aplikacionet më të përdorura sa i përket rrjeteve sociale. Përdoruesit e aplikacionit ngarkojnë në arkivin gjigand mijëra video të shkurtra të krijuara nga vetë ata, çdo ditë. Në pronësi të kompanisë kineze “ByteDance”, “TikTok” parashikohet që t’i tejkalojë brenda këtij viti 1 miliard përdorues aktivë mujorë.