Celebrities Film & Tv Gossip

Në filmin e njohur të ‘Netflix’ me titull “Bruised” roli i aktores së njohur i përkiste tjetër kujt!

Personazhi ose më saktë roli kyesor  i Halle Berry në filmin “Bruised” mund të ishte luajtur nga një tjetër aktore e famshme. Fituesja e çmimit ‘Oscar’ bëri debutimin e saj regjisorial me dramën e ardhshme të ‘Netflix’, duke luajtur rolin e Jackie Justice, një luftëtare në pension e ‘MMA’ , e cila është e bindur të kthehet në ring kur djali i vogël që ajo braktisi, kthehet në jetën e saj.

Por së fundmi ajo ka treguar në ‘Jimmy Kimmel Live!’ se roli i saj fillimisht ishte menduar të luhej nga Blake Lively.

Kur mora historinë, një aktore tjetër ishte e lidhur me të dhe kjo ishte për Blake Lively. Sepse fillimisht kur mora skenarin, ai ishte shkruar për një vajzë shumë të re, të bardhë katolike irlandeze. I thashë agjentit tim “Por mua më pëlqen kjo. Më duhet ta luaj këtë pjesë. Domethënë, jo si kjo por duhet ta riimagjinoj, por unë do ta bëj këtë”. Kështu që më duhej të prisja me durim për gjashtë muaj derisa Blake të vendoste se nuk ishte diçka që ajo dëshironte të bënte.

Në këtë film Jackie Justice ose më saktë vetë Halle Berry e cila merret me arte marciale dhe që më pas e lë sportin. E zhytur në fatin e saj dhe e zier nga inati dhe keqardhja pas ndeshjeve të saj, ajo nxitet për një përleshje brutale nga menaxheri dhe i dashuri i saj Desi  një rol i luajtur nga Adan Canto dhe tërheq vëmendjen e një promovuesi të ligës së dyluftimeve Shamier Anderson i cili i premton Jackie-t një jetë. Por rruga drejt shpërblimit bëhet papritur personale kur Manny, djali që ajo hoqi dorë kur ishte foshnjë shfaqet në pragun e saj.

‘Bruised’ shënon debutimin regjisorial të fitueses së çmimit Oscar Halle Berry ku gjithashtu luan edhe Adriane Lenox, Sheila Atim, Valentina Shevchenko dhe Stephen McKinley Henderson në një histori triumfuese të një ‘luftëtareje’ që rimerr fuqinë e saj, brenda dhe jashtë ringut, kur të gjithë e kanë llogaritur jashtë. ‘Bruised’ do të jetë në ‘Netflix’ më 24 nëntor.