Bota

Në këtë vend vdekjet e lidhura me alkoolin po ngrejnë alarmin…

Vdekjet e lidhura me alkoolin po rriten çdo vit në Skoci. Shifrat më të fundit po ngrejnë alarmin në vend. Në bazë të të dhënave të publikuara nga autoritetet kompetente në Skoci, gjithsej 1276 persona kanë vdekur në vitin 2022 për shkak të alkoolizmit. Në fakt, problemi në fjalë nuk është më vetëm “çështja e burrave”, por edhe e grave, pasi nga 1276 të vdekur, 440 ishin gra. Mosha mesatare e vdekjes për gratë ishte 58.7 vjeç dhe për burrat 60, ndërsa shkalla e vdekjes për 100,000 njerëz ishte 4 herë më e lartë në zonat më të privuara të Skocisë.

Rikujtojmë se një projekt eksperimental që lidhet me sigurinë rrugore do të nis zbatimin në Itali, dhe parashikon që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit t’i paguajë taksinë personave të dehur që dalin nga diskot dhe klubet e natës. Eksperimenti do të nisë me 6 klube nate, të shpërndara në disa rajone të vendit dhe do të vijojë për periudhën nga gushti deri në mes të shtatorit. Ministria do të paguajë për ata që pas daljes nga disko, duke iu nënshtruar testit të alkoolit, kalojnë kufirin e caktuar për drejtimin e automjetit.