Celebrities

Nicki Minaj publikon për herë të parë portretin e djalit të saj!

Në 30 shtator reperja e famshme, Nicki Minaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, si fryt i dashurisë me Kenneth Petty. Reperja është treguar shumë e rezervuar gjithë këto kohë, duke mos publikuar asnjë foto të vogëlushit.

Mirëpo me rastin e Vitit të Ri ajo ka vendosur ta njohë të voglin e saj me të gjithë botën, duke publikuar për herë të parë disa foto të tij. Nicki ka posatuar disa nga momentet më të bukura me të birin.

Reperja ka falenderuar me këtë rast të gjithë fansat që e kanë mbështetur gjatë vitit që lamë pas dhe ka përshendetur gratë që u bënë nëna vitin e shkuar njësoj si ajo.

Papa Bear, shumë faleminderit që më zgjodhe mua të jem nëna jote. Ju uroj të gjithëve një vit të ri të lumtur dhe me prosperitet. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim. Do të thotë shumë dashuri për mua. Të jem nënë është deri më tani puna më përmbushëse që kam bërë ndonjëherë. Dashuri për të gjitha nënat heorina. Përqafime të mëdha për të gjitha gratë që kanë qenë shtatzënë gjatë kësaj kohe sfiduesel.

Së fundmi, reperja ka treguar se në fillim mendonte që djalit të saj t’i vendoste emrin Ninja, por më pas ndërroi mendje pak para se ai të vinte në jetë.