Bota Gossip Showbiz

Nicki Minaj shokon publikun? Do të dhurojë deri në 276 mijë euro për fëmijët e Trumpit?

Reperja Nicki Minaj ka bërë bujë të madhe duke njoftuar mbështetjen e saj për projektin e ri të presidentit Donald Trump, “Trump Accounts”, i cili synon të krijojë llogari investimi për çdo foshnjë të lindur në SHBA midis 2025 dhe 2028.

Minaj foli të mërkurën në Trump Accounts Summit në Uashington D.C., ku deklaroi se do të kontribuojë mes 138 mijë dhe 276 mijë euro për këtë nismë, duke e quajtur projektin një mënyrë për të dhënë një “avantazh të madh” fëmijëve në edukimin e tyre financiar.

Unë jam ndoshta fansja numër një e presidentit dhe kjo nuk do të ndryshojë

-tha ajo për të pranishmit.

Urrejtja apo çfarëdo që thonë njerëzit nuk më ndikon aspak. Përkundrazi, më motivon edhe më shumë ta mbështes.


Sipas Shtëpisë së Bardhë, çdo llogari hapet me një kontribut fillestar prej rreth 920 eurosh nga qeveria, me mundësi investimesh deri në 4,600 euro në vit, që mund të arrijnë një vlerë rreth 1.75 milionë euro deri në moshën 28-vjeçare, nëse fondet nuk preken.

Kjo nuk është hera e parë që Minaj shfaq mbështetje për Trumpin dhe lëvizjen MAGA. Në muajt e fundit, ajo ka folur në evente të ndryshme për nismat e administratës, duke lavdëruar veprimet e tij dhe duke theksuar se i ka dhënë shumë njerëzve shpresë.