Aktualitet

Nis gjyqi për inceneratorët, avokatët: Të merret në pyetje Arben Ahmetaj/Paratë e Alda Klosit provë e re!

Megjithëse SPAK-u mbylli hetimet për inceneratorët duke kërkuar nisjen e procesit gjyqësor dha la jashtë përgjegjësisë penale ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, ndonëse ndaj tij provat ishin të dukshme se kishte përfituar udhëtime dhe prenotime hotelesh nga Klodian Zoto, avokatët mbrojtës të të akuzuarve nuk mbajnë të njëjtin qëndrim.

Ata kërkojnë rikthimin e çështjes në hetim dhe që Ahmetaj të dalë para prokurorëve të SPAK. Avokati Saimir Vishaj u shpreh:

Ne kërkojmë që çështja të rikthehet në hetim për t’u pyetur Arben Ahmetaj. Sepse këtu po gjykohen viktimat. Nuk e kuptoj mënyrën si mund të gjykohet dy herë i njëjti fakt.

Sipas Vishajt, ngjarja e ndodhur në shtëpinë e ish-drejtoreshës së kabinetit Alda Klosi, ku nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier u vodhën 120 mijë euro e më shumë se 400 mijë të tjera u gjetën në apartamentin e familjes Dobi, konsiderohet një provë e re dhe duhet të lidhet me këtë procedim

Edhe paratë e lëna për ruajtje nga ish-shefja e kabinetit se nuk vjedhje ajo, duhet të kalojnë në favor të shtetit e të kalojnë për pastrim produkti me këtë procedim penal.

Seanca paraprake për të kaluar çështjen e inceneratorëve  për gjykim u ndërpre për mosnjoftim të të gjithë të pandehurve, si edhe gjendjes shëndetësore të një prej avokatëve mbrojtës. Gjykata rrëzoi kërkesën e të pandehurve për bashkim të dosjes së inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit sepse dëmtohen provat dhe shpejtësia e gjykimit.