Celebrities Gossip Showbiz

Nita Latifi shtrohet në spital, ja si është gjendja e saj shëndetësore!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ish-banorët e këtij edicioni janë akoma në qendër të vëmendjes dhe ditën e sotme Nita Latifi ka treguar se ka përfunduar në spital dhe kjo për shkak të lodhjes së tepërt që ka kaluar këto ditë pa asnjë ditë pushim dhe ngarkesës psikologjike. Me anë të një Instastory, ku duket duke marrë serum, Nita ka treguar se tashmë gjendja e saj shëndetësore është më e mirë.

Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Luiz Ejlli nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.