Celebrities Film & Tv Showbiz

Një mesazh me buzëkuq në pasqyrë/Si e uruan për ditëlindje Eglën, Meritoni dhe Ilnisa?!

Egla Ceno feston sot 47-vjetorin e lindjes. Aktorja e njohur këtë ditëlindje do ta festojë në një mënyrë aspak të zakontë, e izoluar në dhomën e bardhë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” së bashku me Ilnisa Agollin dhe Meriton Mjekiqin. Gjatë qëndrimit të tyre në dhomën e bardhë nuk kanë munguar debatet dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit. Meritoni akuzon Eglën se është ajo që i solli në këtë dhomë, ndërsa Ilnisa mbështet mendimin e partnerit të saj.

Kjo ka bërë që Egla të shpërthejë ndaj çiftit, duke i thënë se janë të lig dhe se ajo do preferonte ta kalonte vetëm ditëlindjen sesa me ata të dy. Ndërkohë Ilnisa me një buzëkuq ka marrë dhe ka shkruar një urim në pasqyrë për Eglën, ku shkruan:

Lojtare e varfër edhe 100!

Egla: Ora 12, ranë fishekzjarrët, hajde edhe 100 Egla!

Meritoni: U bë ditëlindja? Ku e di ti që është 12?

Egla: Dëgjova një fishekzjarr, bien zakonisht.

Meritoni: Të të përqafoj?

Egla: Jo.

Meritoni: Ta uroj ditëlindjen?

Egla: Jo.

Meritoni: Pse?

Egla: S’dua.

Meritoni: Po ke ditëlindjen.

Egla: Faleminderit po nuk dua. Për mua më vjen keq që jam me ty dhe me Ilnisën.

Meritoni: Dashuria është e ngrohtë.

Egla: Nuk dua zemra.

Meritoni: Të uroj të gjitha të mirat. Shpresoj t’i kesh të mirat në jetë, paç shëndetin dhe familjen. Uroj të realizohen dëshirat pozitive, edhe 100!