Celebrities Gossip Showbiz

Një miliardere si Chiara Ferragni e cila ‘detyrohet’ të shesë shtëpinë e saj në Los Angeles!

Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni vendosi të nxjerrë në shitje “shtëpinë” e saj në Los Anxhelos që kishte blerë në fillim të karrierës së saj për ta përdorur gjatë udhëtimeve të saj të modës. Është një shtëpi me vlerë 2.699.000 dollarë. Shtëpia njëkatëshe e rinovuar dhe e zgjeruar daton nga viti 1918 dhe është vendosur në një rrugë shumë të kërkuar me pemë në sheshin historik “Spaulding Square”. Njoftimi i agjencisë imobilare përgjegjëse për shitjen e përshkruan kështu:

Shijojeni një shtëpi plot dritë me 4 krevate dhe 3 banja me një koncept modern dhe të hapur. Asnjë detaj nuk humbi gjatë rinovimit total të kësaj shtëpie: dysheme të gjera prej lisi me dërrasë, kuzhinë e re gustator, frigorifer vere, mikrovalë, banakë guri, mbulesa automatike të personalizuara të dritareve, dyer franceze që çojnë në oborrin e madh hapësinor.

Ndjekësit e Ferragni-t, përveçse e panë atë në foto dhe video të shumta sociale, mundën ta admirojnë gjatë episodit të “Emigratis” nga Pio dhe Amedeo kushtuar Ferragnezve. Rikujtojmë se Chiara do të jetë bashkë-prezantuese e mbrëmjes së parë dhe të fundit të Festivalit të 73-të të Sanremos. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori artistik i eventit, Amadeus.

Chiara Ferragni do të hapë dhe mbyllë Festivalin, mbrëmjet e së martës 7 dhe të shtunën 11 shkurt 2023.

Festivali do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm, por drejtori artistik tashmë ka nisur punën për të. Edhe Ferragni e ka mirëpritur propozimin. Nëpërmjet një postimi ku shfaqet krah Amadeusit, Chiara ka shkruar:

Faleminderit Amadeusit që donte që unë të isha në krah të tij të hapja dhe të mbyllja Sanremo 2023.