Celebrities Music Showbiz

Blogerja e njohur Chiara Ferragni do të prezantojë “Sanremo 2023”!

Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni do të jetë bashkë-prezantuese e mbrëmjes së parë dhe të fundit të Festivalit të 73-të të Sanremos. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori artistik i eventit, Amadeus.

Chiara Ferragni do të hapë dhe mbyllë Festivalin, mbrëmjet e së martës 7 dhe të shtunën 11 shkurt 2023.

Festivali do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm, por drejtori artistik tashmë ka nisur punën për të. Ai tha se:

Rregullorja tashmë është publikuar dhe kam filluar të dëgjoj këngët e të rinjve dhe të mëdhenjve.

Edhe Ferragni e ka mirëpritur propozimin. Nëpërmjet një postimi ku shfaqet krah Amadeusit, Chiara ka shkruar:

Faleminderit Amadeusit që donte që unë të isha në krah të tij të hapja dhe të mbyllja Sanremo 2023.

Chiara Ferragni është e fundit nga partneret e zgjedhura nga Amadeus për të bashkëorganizuar Festivalin. Në vitin 2022 në skenë dolën Lorena Cesarini, Drusilla Foer, Maria Chiara Giannetta, Sabrina Ferilli dhe Ornella Muti. Në vitin 2021 radha ishte Matilda de Angelis, Serena Rossi, Beatrice Venezi, Vittoria Ceretti dhe Elodie. Kujtojmë se në vitin 2020 bahskëprezantuese e këtij festivali ishte edhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu. Në edicionin e fundit të Sanremos triumfuan Mahmood dhe Blanco.

Sjellim në vëmendje se Chiara Ferragni së fundmi është përballur me një artikull ofendues pas kthimit nga New York në Itali. “Chiara Ferragni dhe Fedez: Ajo fluturon në New York për t’u bërë ‘Catwoman’ dhe ai bëhet dado e fëmijëve në Milano”, shkruhej në artikullin e publikuar online. Pas pak orësh, fjala ‘dado’ u zëvendësua me fjalën ‘baba’, por dëmi tashmë ishte bërë. Kjo nuk është hera e parë që blogeria e njohur italiane është sulmuar dhe ofenduar.