Celebrities Gossip Showbiz

Një super surprizë sot nga Tuna me rastin e ditëlindjes së saj!

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, spekulimeve për një ndarje të mundshme me partnerin e saj Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve edhe pse jo shumë aktive në muzikë.

‘Kthehna’ dhe ‘Melaqe’ janë bashkëpunimet, të cilat rikthyen këngëtaren në tregun muzikor. E duket se kjo pauzë e gjatë i ka bërë mirë bukuroshes, pasi po rikthehet më fuqishëm se kurrë. Vetëm pak ditë më parë, artistja ka ndarë me ne një postim në llogarinë e saj në Instagram ku duket me një ‘look’ shumë të veçantë që ngjason me atë të një videoklipi dhe krahas ka shkruar ‘A je’ duke na zbuluar edhe titullin e projektit të radhës.

Mirëpo, Tuna zbuloi se projekti i radhës nga bukuroshja ku është e ftuar është në duet me Skerdin, i cili është gjithashtu dhe producenti i këngës. Surpriza e dyshes do të publikohet ditën e sotme me rastin e ditëlindjes së artistes si një ‘dhuratë’ për ndjekësit e saj.

Vetëm pak javë pasi lansoi bashkëpunimin me The Victor, Tuna publikoi ‘Melaqe’, projekti që bashkoi artisten me Fifin dhe që duket se po korr një sukses të madh pasi vetëm pak pas lansimit ka arritur afro 4 milion klikime në platformën YouTube.