Celebrities Gossip Music Showbiz

Rikthimi i fuqishëm i Tunës në bashkëpunimin me Fifin!

Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta.

Vetëm pak ditë më parë bukuroshja lansoi bashkëpunimin e saj më të fundit me këngëtaren e njohur, Tuna e cila këto kohë ka pasur rikthmin e saj pas një periudhe mjaft të gjatë pauze. ‘Melaqe’, projekti që bashkoi dy artistet duket se po korr një sukses të madh pasi vetëm pak pas lansimit ka arritur plot 2 milion klikime në platformën YouTube.

Shpesh këngëtarja poston video romantike me Adisin duke na treguar marrëdhënien e tyre të shkëlqyer (që shpesh është kritikuar nga ndjekësit për mbipostim) dhe dedikimet e dashurisë që bën për të. Por, më i fundit ka ‘trazuar rrjetin’ pasi fjalët e Fifit janë konsideruar si ulje e figurës së gruas. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar dhe gazetarja Zhaklin Lekatari me anë të një ‘video selfie’ mëngjesin e nesërm duke u shprehur shumë e indinjuar lidhur me fjalët e këngëtares. Dhe një kundërpërgjigje nuk ka munguar nga Fifi, e cila fillimisht postoi në Instastory një shprehje ‘thumbuese’ që dukej qartë se i drejtohej Zhaklinës.

Fifi gjithashtu sapo ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me artistin Gent Fatali. ‘Pikturë’ numëron po ashtu miliona klikime duke rezultuar shumë i suksesshëm. Nga ana tjetër dhe Tuna sapo është rikthyer në tregun muzikor më fuqishëm se kurrë pasi vetëm pak javë më parë lansoi bashkëpunimin me The Victor.