Celebrities Gossip Showbiz

“Njëri i heq çarçafin, tjetri e përndjek”/ Debat i ashpër mes Romeos-Meritonit dhe Jetmirit për Eglën!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

“Largimi” i Eglës nga formati i BBV ka krijuar debate të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kryesisht banorët që janë përplasur më shumë lidhur me “eleminimin” e Eglës ka qenë Meritoni dhe Romeo, ku ky i fundit akuzon Meritonin se e ka përndjekur Eglën, duke shkaktuar reagimin e saj. Së fundmi, teksa ka në qenë në oborr, Romeo është përplasur me Meritonin dhe Jetmirin, duke i akuzuar se njëri i ka hequr çarçafin dhe tjetri e ka përndjekur.

Meritoni: O Eglën e ke jashtë, me përndjekje, pa përndjekje.

Romeo: Doli si zonjë, jo si ty si burracak.

Meritoni: Pse nuk del edhe ti me zarf të zi?

Romeo: Dhe doni të vërtetën? Ju merreni me gratë. Njëri i heq çarçafin dhe tjetri e përndjek. Pse merreni me gratë? Unë nuk jam marrë asnjë grua në shtëpi.

Meritoni: Si ke guxim dhe kundërshton vendimin e Vëllait të Madh?

Romeo: Unë nuk jam marrë më asnjë grua në shtëpi, e ke fakt. Ka kamera.

Ama diçka e paparashikueshme për banorët dhe të gjithë ne do të ndodhë spektaklin e së martës. Egla Ceno mund të rikthehet në shtëpinë e “BBV3”. Momentalisht Egla qëndron e izoluar në një nga ambjente e shtëpisë pa dijeninë e askujt.