Fashion Health & Beauty

Njihuni me trend-in e ri të flokëve që po bëhet virale në rrjet!

Nëse keni menduar se i keni parë të gjitha trend-et e reja të flokëve, mendohu përsëri sepse ne tani do ju prezantojmë modelin më të ri i cili ka fiksuar të gjithë.

Është një formë unike për të lyer flokët në mënyrë që të duket si rrobat “tie-dye”, me vija dhe forma asimetrike. Nëse mendonit se pamjet eksperimentale kishin përfunduar kjo lyerje e flokëve ju vërteton të kundërtën.

Si ju duket?

Në TikTok, #tiedyehair ka 922.1 mijë shikime dhe është e mbushur me njerëz që i japin vetes një pamje të ngjashme.

Përdorimi i zbardhuesit në këtë mënyrë, veçanërisht në flokë të errët, jep një fund dramatik.

Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me nuancat e bardha!

Ju rikujtojmë, se në vitin 1950, vetëm rreth 7% e grave amerikane ngjyrosnin flokët e tyre dhe deri më tani kjo tendencë është rritur deri në 75%. Stilistë nga e gjithë bota tani duket se po marrin pjesë në një konkurs krijimtarie në mënyrë që të bëjnë diçka me flokët tanë për të na bërë të shikojmë në pasqyrë dhe të shqiptojmë me zë të lartë, “Uau!”