Botë e Çuditshme Gossip

Norvegji, reklama ‘Babagjyshi homoseksual’ bëhet virale!

Shërbimi postar norvegjez ‘Posten’ ka publikuar reklamën e tij televizive për Krishtlindje, ku babagjyshi ka gjetur njeriun e ëndrrave të tij. Për nostalgjikët që ishin mësuar me një Babagjysh i cili ishte i lumtur vetëm me biskota, kakao dhe sjellje të mirë për të qenë ‘në shërbim’ të gëzimeve fëminore në mbarë globin, ky version i jetës intime të Santa Klausit është paksa ‘i çuditshëm’.

Marketingu i ri me qëllim sensibilizimin e orientimit seksual ka ngjallur mjaft debate por nga ana tjetër ka patur edhe nga ata që e kanë cilësuar si një ndër historitë më prekëse dhe të ndjera pasi çdo individ, ka të drejtën të dojë dhe të duhet pa u paragjykuar nga askush. Reklama e cila po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale flet për dëshirën e Harry, të një djali tashmë të rritur i cili ka kërkuar nga Babagjyshi asgjë materiale përveçse vetë atij.

I dashur Babagjysh, gjithçka që dua për Krishlindje je ti.

Në fund, Harry merr dëshirën e tij dhe bën një takim me Santa Klausin.

Drejtoresha e marketingut të ‘Posten’, Monica Solberg tha për “LGBTQ Nation” se:

 Si gjithmonë, qëllimi kryesor i fushatës është të tregojë se ‘Norway Post’ nuk ndalon kurrë së rinovuari veten. Përveç shfaqjes së fleksibilitetit të shërbimeve tona, ne duam ta vendosim atë në një mjedis të rëndësishëm shoqëror, me tema që janë të rëndësishme për shoqërinë përreth nesh dhe për ne në ‘Norway Post’. Sigurisht që do të ketë disa reagime negative nga disa mjedise, por ne jemi të përgatitur të përballemi me këtë. E drejta për të dashur kë të duash është një e drejtë themelore e njeriut dhe nuk konsiderohet çështje politike në shoqëritë e lira demokratike në vitin 2021. ‘Norway Post’ ka lidhur njerëz për 375 vjet dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë pavarësisht orientimit apo identitetit gjinor.