Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do ta njihni Kidën me ‘look-un’ e saj më të ri!

Kida është një nga ato këngëtare që ka qenë pjesë e showbiz-it që në adoleshencën e saj dhe përgjatë kësaj kohe e kemi parë atë të ndryshojë shpeshherë ‘look’. Jo pak herë Kida na është shfaqur me modele dhe ngjyra të ndryshme flokësh, herë natyrale e herë shumë e guximshme.

Nëse menduat se ‘shpirti eksplorues’ i saj kishte rënë në qetësi, jeni gabim. Pak më parë këngëtarja publikoi një video në Instastory ku tregoi pamjen e saj më të re… Flokë totalisht rozë dhe ne ende po fërkojmë sytë nga ky ndryshim i Kidës!

Vetë bukuroshja ka zgjedhur të surprizojë ndjekësit e saj duke mos dhënë asnjë koment dhe thjesht e ka shoqëruar video-n me mbishkrimin:

Përshëndetje 

Ndërkohë, nëse nuk e mbanit mend, po ju rikujtojmë disa nga ‘look-et’ më të guximshme dhe të veçanta të Kidës ndër vite!