Lifestyle

Nuk e themi ne e thotë studimi, burrat lëndohen më shumë se gratë pas një ndarjeje!

Ndarjet mund të “thyejnë” vërtet zemrat e grave por një grup mendjesh brilante kohët e fundit mësuan se burrat mund të jenë më të shkatërruar se partneret e tyre femra pas ndarjes. Burrat janë gjithashtu më emocionalë kur bëhet fjalë për të diskutuar për këtë gjë dhe këto përfundime intriguese janë të gjitha pjesë e një studimi të kryer nga psikologët. Ky studim doli në disa konkluzione që ne po jua prezantojmë më poshtë:

1.Meshkujt kanë më shumë gjasa të kërkojnë ndihmë në internet pas ndarjes

Për mbledhjen e të dhënave të tyre, shkencëtarët shqyrtuan postimet e mbi 184,000 njerëzve në Reddit (një forum masiv diskutimi në internet). Gjetjet e tyre zbuluan se rreth 55% e përdoruesve që kërkuan ndihmë për problemet e tyre të dashurisë ishin burra, ndërsa vetëm rreth 45% ishin gra. Rezultatet zbuluan gjithashtu se “dhimbja e zemrës” ishte tema më e zakonshme në postime. Tema të tjera si koha, cilësitë personale, çështjet e besimit dhe intimiteti u diskutuan gjithashtu në forum.

2.Studiuesit besojnë se anonimiteti në platformë i ndihmoi burrat të shprehin lirshëm emocionet e tyre.

Stereotipi se “djemtë nuk qajnë”, ka ndikuar disi në mënyrën se si djemtë merren me ndjenjat e tyre. Siç u shpreh një përdorues i Reddit në një forum tjetër: “Djemtë nuk duhet të shprehin trishtim ose të shqetësohen, kështu që ne zakonisht e mbajmë atë për vete sepse kështu duhet”. “Asnjë nga miqtë tanë nuk dëshiron të dëgjojë se sa e keqe është ndarja dhe se ne do të dëshironim t’i kishim bërë gjërat ndryshe”, etj. Ekipi tha se “natyra anonime, e përshtatshme dhe gjerësisht e aksesueshme” e Reddit i lejoi djemtë të “zhveshin” shpirtin e tyre. Gratë, nga ana tjetër, kanë më shumë gjasa të kërkojnë ndihmë ballë për ballë ose të shkojnë në terapi.

3.Burrat ishin më emocionalë për dhimbjet e tyre të zemrës në krahasim me gratë.

Bazuar në të dhënat shkencore, djemtë diskutuan tema si ‘dhimbjet’ e zemrës, takimet, festimet dhe cilësitë personale. Ndërkohë gratë folën më shumë për shqetësimet e tyre si keqtrajtimin, financat, distancën dhe punët e shtëpisë. Charlotte Entwistle, autorja kryesore e studimit, tha:

Fakti që tema e dhimbjes së zemrës diskutohej më shpesh nga burrat, thekson se si burrat janë po aq të prekur emocionalisht nga problemet e marrëdhënieve sa gratë.

Studiuesit vunë re gjithashtu se shumica e djemve kërkuan mbështetje ndërsa problemi ishte ende në fazën e hershme. Vajzat, nga ana tjetër, ishin të prirura të kërkonin ndihmë kur kriza ishte tashmë e rëndë.

Burrat dukeshin më të sigurt në marrëdhëniet e tyre sesa gratë.

Gjuha e përdorur nga çdo gjini zbuloi gjithashtu modele të caktuara. Gratë thuhet se përdorën më shumë gjuhë të përqendruar te vetja (fjalë “unë”) dhe kishin më shumë emocione negative në postimet e tyre. Kjo i bëri ata të besonin se zonjat ishin kryesisht në gjendjen e lidhjes së preokupuar, një stil lidhjeje që karakterizohet nga dyshimi në vetvete, që zakonisht rezulton në pasiguri dhe ankth. Studiuesi kryesor Ryan Boyd beson se studimi sfidoi idetë e zakonshme rreth dallimeve gjinore kur bëhet fjalë për marrëdhëniet heteroseksuale.