Gossip Showbiz

“Nuk jemi futur në Për’puthen, t’i gjejmë qyl gjërat”, ndjekësi bën për ujë të ftohtë Ana Kauri-n!

Ajo ka qenë një nga personazhet më të përfolur në emisionin e njohur “Për’puthen”, madje edhe pas daljes së saj. Bëhet fjalë për ish-konkurrenten Ana Kauri e cila pak kohë më parë me vetëdijen e saj të plotë vendosi ta linte emisionin, pasi u shpreh se nuk e gjente veten me asnjë nga djemtë e programit.

Ana është mjaft aktive në rrjete sociale dhe së fundmi ajo hapi një temë në Instastory se cila ka qenë sakrifica më e madhe që ndjekësit e saj kanë bërë në jetën e tyre për të arritur aty ku janë sot. Mes shumë përgjigjeve, dalloi përgjigja e njërit prej ndjekësve ku ju drejtua asaj me ironi:

Të paktën nuk jemi futur në Për’puthen, t’i gjejmë qyl gjërat.

Kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer aspak Anës e cila e irrituar ja kthen duke i thënë:

Asgjë nuk të jepet qyl sot! Nëse të duket kështu kujto pak riskun e madh që merr në momentin që del në një program si Për’puthen që do komentohesh 24/7 për çdo gjë tënden dhe presionin e madh psikologjik që të krijohet, dhe për më tepër duhet të dish të menaxhosh çdo situatë. Është e lehtë të flasësh për të tjerët.

Rikujtojmë, se para pak ditësh Ana ka qenë e ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” ku foli për bullizmin që ka përjetuar online para se të largohej nga programi që e bëri të famshme.