Gossip

Nuk kemi më dyshime! Vajza e ministrit të njohur konfirmon lidhjen me Romeo Veshaj-n!

Pas ndarjes nga këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, aktori i njohur i humorit Romeo Veshaj ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave rozë për një romancë të re me vajzën e e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, Aleksia. Dyshja para disa ditësh publikuan një foto në Instastory nga i njëjti vend.

Kaq ka mjaftuar që njerëzit të mendojnë se ata të dy janë në një lidhje. Sot Aleksia ka postuar një foto tjetër dyshuese ku shfaqet pranë një djali, fytyrën e të cilit e ka mbuluar me kapuç.

Ndarja e aktorit me këngëtaren e njohur bëri bujë në

Shumë njerëz mendojnë se personi në foto është pikërisht Romeo Veshaj për shkak të ngjashmërisë që ka me aktorin. Megjithatë asnjëri nga ata të dy nuk e ka konfirmuar zyrtarisht që janë me njëri-tjetrin.

Rikujtojmë, se Jonida Maliqi dhe Romeo janë ndarë në nëntor të 2020-tës, por vazhdojnë të jenë miq me njëri-tjetrin. Kjo gjë vërtetohet edhe nga rrjetet e tyre sociale, pasi vazhdojnë të ndiqen në Instagram.