Celebrities Gossip Showbiz

Orinda Huta dhe Turjan Hysko bëhen prindër për herë të parë!

Një çift tjetër i njohur është bekuar me një fëmijë. Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë prindër të një vajze.

Lajmin e bukur e dha vetë Turi me anë të një Instastory ku tregoi krevatin e vajzës të mbuluar me kukulla dhe zbuloi emrin e veçantë që i kanë vendosur gjithashtu.

Bebushja e tyre quhet Atara Hysko dhe ne i urojmë shëndet dhe lumturi vogëlushes!

Pak para lindjes prezantuesja dha një mesazh shumë emocionues për të gjitha vajzat që janë në pritje të ëmbël duke treguar gjithashtu eksperiencën e saj.