Celebrities Gossip Showbiz

Oriola Marashi dhe ish e dashura e Maluma-s mikesha?!

Oriola Marashi është një modele shqiptare me famë botërore. E njohur për publikun e huaj, kryesisht pas bashkëpunimit me firmën prestigjioze “Guess”, bukuroshja 25-vjeçare, di gjithnjë si të tërheqë vëmendjen. Herë me foto provokuese, e herë si pjesë e thashethemeve të showbiz-it, Oriola është jo rrallëherë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, modelja bukuroshe u gjend në Romë, për një fushatë modelingu, ku edhe u miqësua me një tjetër personazh publik, Natalia Barulich. Natalia veç se një modele simpatike, njihet edhe për lidhjen që ka patur me këngëtarin Maluma.

Dyshja duket se u miqësua tej mase, saqë edhe ndau foto të përbashkëta në rrjete sociale. Gjithashtu vajzat i komentojë njëra-tjetrës në fotot përkatëse. “Perfeksion” i komenton modelja e huaj Oriolës, ndërsa kjo e fundit i kthehet “Motra ime perfekte”.

Kujtojmë se Natalia është dyshuar të ketë lidhje edhe me futbollistin brazilian Neymar, gjë që e ka mohur duke thënë se janë thjesht miq.