Tech

Pas 21 vitesh, Apple pritet të ndërpresë prodhimin e iPod Touch!

Apple ka njoftuar së fundmi se do të ndërpresë riprodhimin e iPod Touch, duke i dhënë fund një pajisjeje të vlerësuar gjerësisht për revolucionarizimin e mënyrës sesi njerëzit dëgjojnë muzikë. Sipas mediave të huaja, kur iPod-i i parë u lançua në vitin 2001, ai mund të ruante 1000 këngë ndërsa sot ka më shumë se 90 milionë këngë në shërbimin e transmetimit të Apple.

iPod Touch u projektua nga i njëjti ekip që më vonë shpiku iPhone, i cili shpejt e la në hije iPod-in. Apple ndërkaq përditësoi për herë të fundit iPod-in në vitin 2019. Ka pasur modele të ndryshme iPod gjatë viteve duke përfshirë Nano dhe Shuffle por iPod Touch, i cili u lançua në 2007 është modeli i fundit. Apple thotë se ai do të mbetet i disponueshëm për ta blerë derisa të jenë në dispozicion.

Apple nuk zhgënjen me pritshmëritë. Cupertino mbylli tremujorin e parë fiskal të vitit me të ardhura deri në 9% në 97.3 miliardë dollarë, shumë mbi pritjet e analistëve falë kërkesës së madhe për iPhone dhe shërbime. Fitimi neto u rrit gjithashtu, me 6% në 25 miliardë. Sektori i shërbimeve i cili përfshin App Store, abonimet iCloud dhe shërbimet digjitale të muzikës dhe argëtimit përjetuan një tremujor rekord me të ardhura deri në 17% në 19.8 miliardë. Shitjet e iPhone u rritën me 5.5% në 50.6 miliardë, ose 52% të të ardhurave totale.