Celebrities Gossip Showbiz

Pas dasmës madhështore, Klea Huta bën reagimin e parë në Instagram!

Ditën e djeshme më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë, e cila ishte edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid. Të dy i dhanë betimin njëri-tjetrit në altar, por nuk ishin vetëm, me ta ishte dhe djali i tyre.

Pas mbarimit të dasmës dhe asaj dite të veçantë për të, Klea ka postuar disa foto nga celebrimi në Instagramin e saj dhe ka shkruar disa nga përjetimet dhe emocionet e saj në ato momente.

E lumtur dhe e plotësuar!
Faleminderit çdokujt që sot ndan këtë moment me ne, e lumtur t’ju kem
Faleminderit Zotit për çdo bekim, jam mirënjohëse!
Elgit Doda  Faleminderit ty për gjithçka.. Të dua!
Gëzuar diëlindjen jeta ime Krid Doda, mami dhe babi do përpiqen gjithë jetën të të dhurojnë vetëm kujtime të lumtura!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta)

Shumë të ftuar ishin personazhe të njohur që janë miq të ngushtë të producentit dhe aktores që kanë ndarë shumë momente të bukura nga festa dhe mënyrën si janë veshur ku padyshim dukeshin shumë të kuruar.