Celebrities Gossip Showbiz

Pas divorcit me Demi Moore u dërgoi letër të gjitha ish-të dashurave, Ashton Kutcher tregon sa e ndihmoi kjo gjë!

Së fundmi aktori i njohur Ashton Kutcher ka folur si rrallëherë për lidhjen me ish-bashkëshorten, Demi Moore. Diferenca e tyre e madhe në moshë bënë që t’i ndiqte gjithmonë nga pas një hije paragjykimi. Demi e përjetoi shumë keq tradhëtinë e tij, e ndonëse tentoi t’i jepte dhe një shans të dytë, e pa se e kishte shumë të vështirë të hidhte pas krahëve atë që kishte ndodhur. Megjithatë, Ashton thotë se edhe ai e vuajti atë ndarje.

Menjëherë pasi u zyrtarizua divorci, shkova në mal për një javë dhe qëndrova vetëm. Nuk kisha ushqim me vete dhe as alkool. Kisha vetëm ujë dhe çaj. I lashë kompjuterët, celularin, gjithçka. Isha vetëm dhe nuk kisha me kë të flisja. Kisha vetëm një fletore, një stilolaps, ujë dhe çaj për një javë të tërë.

Për një javë rresht, ai qëndroi vetëm i izoluar në Big Sky në Montana.

Kam shkruar ne fletore për të gjitha marrëdhëniet që kam pasur, ato për të cilat kam ndjerë se ka ende ndonjë urrejtje apo mendime të dyta, të pathëna. Unë i shkrova një letër secilës prej ish-të dashurave e ua dërgova në ditën e 7-të.

Sot ai e konsideron një gjest çlirues që e ndihmoi të rishqyrtojë të gjitha sjelljet e tij dhe të ecë përpara. APA, Shoqata Amerikane e Psikologjisë, konfirmon se kjo sjellje, pra shkrimi i letrave duke mësuar nga përvojat negative, nëse bëhet me qëllimet e duhura, ka përfitime të shkëlqyera për personin, përmirëson gjendjen e tij mendore dhe sjell përmirësime në sistemin imunitar. Ashton tashmë është i martuar me Mila Kunis dhe së bashku kanë dy fëmijë.