Sport

Pas finales së “Euro 2020”, reagon Bonucci: “Ja çfarë na karakterizon për të qenë legjenda..”

Futbollisti italian Leonardo Bonucci e pranon se ai ishte duke shijuar atmosferën armiqësore në stadiumin Wembley, pasi Italia mundi Anglinë në penallti për të fituar “Euro 2020”. Mbrojtësi i Juventusit shënoi golin e barazimit pasi Luke Shaw kishte kaluar në epërsi “Tre Luanët brenda dy minutash.

Bonucci tha për “RAI Sport” se:

Është një ëndërr e realizuar dhe meritat i takojnë trajnerit, të gjithë skuadrës. Kur u bashkuam në Sardenjë, kishte diçka ndryshe në krahasim me të kaluarën. Ngadalë fituam besim, siguri, unitet. Kjo ishte qershia mbi tortë që na bën legjenda. Kishte një atmosferë armiqësore me vetëm rreth 7,000 tifozë të Italisë të pranishëm, shumica prej tyre tashmë të vendosur në Britani për shkak të kufizimeve të udhëtimit. Është një ndjenjë unike dhe ne po e shijojmë. Të shohësh 58,000 njerëz që largohen para se të ndahej trofeu është diçka për t’u shijuar, tani Kupa po vjen në Romë. Ata menduan se po qëndronte në Londër, më vjen keq për ta, por Italia edhe një herë dha një mësim. Ne thamë gjatë stërvitjes, ajo që po ndodhte në tribuna ishte thjesht zhurma e sfondit. Kishim 34 ndeshje të pamposhtura, gjithçka që duhej të bënim ishte pikërisht ajo që kishim bërë deri më tani për të arritur këtu, asgjë më shumë, asgjë më pak.

Rikujtojmë, se Italia u shpall Kampione e Europës në futboll pasi mundi me penallti Anglinë në Wembley të Londrës. Tifozët anglezë nuk e kapërdinë dot disfatën në finalen e “Euro 2020” dhe pritën disa tifozë italianë gjatë daljes së Wembley-t për t’i dhunuar.