Bota Tech

Pas ndarjes nga jeta të Pele, NASA nderon kështu futbollistin legjendar…

Së fundmi, NASA ka gjetur një mënyrë të veçantë për të nderuar kujtimin e futbollistit legjendar Pele, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 82-vjeçare. Agjencia hapësinore ka postuar një foto të një galaktike në Twitter, e cila mban ngjyrat e Brazilit, të verdhë dhe blu. Në postimin e publikuar në Twitter thuhet:

Ne nderojmë ndarjen nga jeta të legjendarit Pele, i njohur për shumë si mbreti i ‘lojës së bukur’. Ky imazh tregon një galaktikë spirale në yjësinë Skulptor, e paraqitur me ngjyrat e Brazilit.

Rikujtojmë, se ylli brazilian u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në vitin 2021 dhe u desh të shtrohej në spital në disa raste për shkak të problemeve shëndetësore. ‘O Rei’, siç njihej, lindi në Brazil, në Tres Coraçoes në shtetin Minas Gerais, më 23 tetor 1940. Ai është një kampion i trefishtë i botës (Suedi në vitin 1958, Kili 1962 dhe Meksikë në vitin 1970 ).